Ali Asllani kthehet në vendlindje. Busti i poetit, shkrimtarit, politikanit të mirënjohur shqiptar vendoset në qendër të fshatit Vajzë të Vlorës, ne vendlindjen e tij.
Në ceremoni morën pjesë shumë personalitete. Deputeti i zonës Vullnet Sinaj, vlerat e Ali Asllanit i shpreh nëpërmjet poezisë së tij “Hakërrim“, vargje aktuale, të cilat tregojnë edhe sot situatën politike në vend.
Ndërkohë pjesë e këtij aktiviteti kanë qenë edhe nipi dhe mbesa e Ali Asllanit të cilët shprehën falenderimet për këtë dhe emocionet e tyre lidhur me prezantimin e bustit te Ali Asllanit.
Ali Asllani një ikon e letërsisë shqipe, por mbi të gjitha një politikan, për qytetin e Vlorës por edhe për fshatin ku u lind, ka lnën vepra të jashtëzakonshme të vlefshme edhe në kohën që jetojmë.