Ali Pashë Tepelena, kopja e dënimit me vdekje nga Porta e Lartë

Më 24 janar 1822 u vra “Luani i Epirit”, Ali Pashë Tepelena.

Asgjësimi i tij u urdhërua prej Sulltanit, i cili i druhej orvatjeve të Ali Pashës për krijimin e një territori të pavarur nga Porta e Lartë.

Në kopjen e dënimit me vdekje (jafta), që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell, grafikisht të realizuar si një pikë loti, Sulltan Mahmudi II kërkonte që koka e Aliut të shpihej në Stamboll, siç edhe ndodhi.

Nën sundimin e Ali Pashës për 40 vjet rresht (1788-1822) në Pashallëkun e Janinës, u shënuan përparime në fushën e ekonomisë, të politikës së jashtme dhe të asaj të brendshme, në konsolidimin e strukturave shtetërore, ushtarake, policore, e po ashtu u korrën fryte edhe në lëmin e arsimit dhe të kulturës.

Në mënyrë të veçantë, u zhvillua hovshëm infrastruktura me objekte me karakter e funksion social-kulturor (biblioteka dhe shkolla), fetar (kisha, xhami, teqe, manastire etj), si edhe ushtarak (akademi ushtarake)./ATSH

ObserverKult


ali pasha

Lexo edhe:

NDODHI INTERESANTE: SI E ZURI ALI PASHË TEPELENA NJERIUN QË KISHTE VJEDHUR PËR VITE ME RADHË…

La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 29 nëntorit 1817, në faqen n°4, shkrimin biografik të “The litterary Gazette” për Ali Pashë Tepelenën (Janinën), të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult