Ali Podrimja: Je si shpirti im

E pakufi je
si shpirti im, e pakufi-

e unë pash e m’pash
mundohem të të bi,

në grykë të shkëmbit
t’gurëzohem,

në pishnajë të malit
të bëhem syri yt…

E pakufi je, e pakufi
si ime frymë.

ObserverKult

——————————-

Lexo edhe:

POEZI NGA FLETORKA E RINISË SË DRITËRO AGOLLIT: VASHA E ËNDËRRUAR