Bukuria nuk është bukuri
Nëse nuk e ka shëmtinë e vet
E kush preku fundin e detit
nuk është mes nesh.
Vdekja secilit i takon.
Bari rritet e harrimi na arrin
Se kush preku fundin e detit
nuk është mes nesh.
Mjaft kurrë nuk është një kohë
Të lindësh, të jetosh
Dhe të vdesësh.
Është një det në jetën tonë
Ku lypsen thellësi e vite drite
Të biesh në fund të një shpirti.
T’ia zbulosh vetëveten botës, njerëzve
Po kush preku fundin e detit
nuk është mes nesh.
ObserverKult