Alida Hisku në intervistën, e dhënë kohë më parë, në emisionin ‘Rreze Dielli’ hedh dritë edhe mbi mjaft gjëra të panjohura të kaluarës së saj. Dënimi i padrejtë për shkak të një ditari bën që jeta e artistes të merrte një kthesë të papritur.
Alida Hisku flet për momentet e para të arrestimit dhe plagët që ende mbeten të pashëruara:
“Janë të pabesueshme, kujtoja se po më thërrisnin për ndonjë koncert. Atëherë ka pasur shumë viktima jo vetëm artistë por edhe të tjerë, ai që ka qenë atje i di këto gjëra, është e tmerrshme. Nuk them se i kam harruar, nuk them se nuk i kujtoj, nuk ecet përpara se janë ato gërvishtjet e thella që ti ke në kurriz dhe në pozicione të ndryshme të jetës fillojnë prapë e rrjedhin gjak.
Ata kishin ditarin në dorë, ma treguan, sikur më ra bota, sikur më ra qielli. Çdo gjë ishte e re për mua, nuk më kishte shkuar mendja pastaj filluan torturat shpirtërore dhe të gjitha llojet e tjera, derisa babai pastaj u drejtua që të jepte testeren e partisë sepse edhe familja, dajat e të gjithë kanë qenë partizanë”.
Por cilat ishin ato fjalë e pjesë të ditarit që nuk u pritën mirë dhe që çuan në arrestimin dhe dënimin e saj…
Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:
—————–
Lexo edhe:
ObserverKult