Mos i lexo muzgjet sërish e sërish, i dashur
Rrallëherë përndritjet rrojnë
në pentagramin e një kumti!
Unë fjeta tërë fëmijërinë përballë një lisi,
ku guguftutë vajtonin një vajzë të humbur,
njē dashuri të panjohur
dhe nuk e di tjetër çfarë…
“Guguftu ç’bën kështu?!”
I klithnin vetvetes në qetësinë e vapës.
“Guguftu ç’bën kështu?!”
Vajtonin pragvjeshtës nuk e di kë…
Pastaj një ditë lisi u pre.
Trumba zogjsh mbushën ajrin përreth
E në vend të lisit ngritën një shtëpizë,
rreth së cilës endet pambarim një vaj guguftuje.
Mos i lexo përherë shenjat e muzgjeve, zemra ime
Themelet e ngrehinave ngriheh shpesh kuturu!