Allen Ginsberg: Hum Bom!

I
Kush deshi bomba?
Ne do t’ua tregojmë qejfin me bomba!
Kush deshi bomba?
Ne do t’ua tregojmë qejfin me bomba!
Kush deshi bomba?
Ne do t’ua tregojmë qejfin me bomba!
Kush deshi bomba?
Ne do t’ua tregojmë qejfin me bomba!

A deshët bomba?
Ne do t’ju bombardojmë!
A deshët bomba?
Ne do t’ju bombardojmë!
A deshët bomba?
Vetveten do të bombardoni!
A deshët bomba?
Vetveten do të bombardoni!

Çka po bëjmë?
Kë po e bombardojmë?
Çka po bëjmë?
Kë po e bombardojmë?
Çka po bëjmë?
Kë po e bombardojmë?
Çka po bëjmë?
Kë po e bombardojmë?

Çka po bëjmë ne?
Ju deshët bomba! Ju i bombarduat ata!
Çka po bëjmë ne?
Ju deshët bomba! Ju i bombarduat ata!
Çka po bëjmë ne?
Po bombardojmë! Po u bombardojmë juve!
Çka po bëjmë ne?
A deshët bomba? Vetveten do ta bombardoni!

Kë ta bombardojmë?
Do t’u bombardojmë juve!
Kë ta bombardojmë?
Do t’u bombardojmë juve!
Kë ta bombardojmë?
Vetveten do ta bombardoni!
Kë ta bombardojmë?
Vetveten do ta bombardoni!

Maj 1971

II
Për Don Cherry

Përse bombarduat?
Ne nuk deshëm bomba!
Përse bombarduat?
Ne nuk deshëm bomba!
Përse bombarduat?
Ju nuk deshët bomba!
Përse bombarduat?
Ju nuk deshët bomba!

Kush përmendi bomba?
Kush tha ne kemi bomba?
Kush përmendi bomba?
Kush tha ne kemi bomba?
Kush përmendi bomba?
Kush tha se ju keni bomba?
Kush përmendi bomba?
Kush tha se ju keni bomba?

Kush deshi bomba?
Ne nuk duam bomba!
Kush deshi bomba?
Ne nuk duam bomba!
Kush deshi bomba?
Ne nuk duam bomba!
Ne nuk duam
ne nuk duam
ne nuk duam bomba!

Po kush deshi bomba?
Dikush megjithatë deshi bomba!
Po kush deshi bomba?
Dikush megjithatë deshi bomba!
Po kush deshi bomba?
Dikush megjithatë deshi bomba!
Po kush deshi bomba?
Dikush megjithatë deshi bomba!

Ata deshën bomba?
Atyre u duhet bomba!
Ata deshën bomba?
Atyre u duhet bomba!
Ata deshën bomba?
Atyre u duhet bomba!
Ata deshën bomba?
Atyre u duhet bomba!

Ata kujtuan se kishin bomba!
Ata kujtuan se kishin bomba!
Ata kujtuan se kishin bomba!
Ata kujtuan se kishin bomba!

Saddami tha se kishte bomba!
Bush tha se më mirë po ia gjuaj do bomba!
Saddami tha se kishte bomba!
Bush tha se më mirë po ia gjuaj do bomba!
Saddami tha se kishte bomba!
Bush tha se më mirë po ia gjuaj do bomba!
Saddami tha se kishte bomba!
Bush tha se më mirë po ia gjuaj do bomba!

Për ç’arsye tha se më mirë po ia gjuaj do bomba?
Për ç’arsye tha se më mirë po ia gjuaj do bomba?
Për ç’arsye tha se më mirë po ia gjuaj do bomba?
Për ç’arsye tha se më mirë po ia gjuaj do bomba?

Deshi ta heqte qafe Saddamin me bomba!
Deshi ta heqte qafe Saddamin me bomba!
Deshi ta heqte qafe Saddamin me bomba!
Deshi ta heqte qafe Saddamin me bomba!

Saddami ende është duke prodhuar bomba!
Saddami ende është duke prodhuar bomba!
Saddami ende është duke prodhuar bomba!
Saddami ende është duke prodhuar bomba!

III
Armagedoni e kreu punën
Gog dhe Magog Gog dhe Magog
Armagedoni e kreu punën
Gog dhe Magog Gog dhe Magog

Gog dhe Magog Gog dhe Magog
Armagedoni po vepron
Gog dhe Magog Gog dhe Magog
Armagedoni po vepron

Armagedoni i duhet turmës
Gog dhe Magog Gog dhe Magog
Armagedoni i duhet turmës
Gog dhe Magog Gog dhe Magog

Gog dhe Magog Gog dhe Magog
Gog Magog Gog Magog
Gog dhe Magog Gog dhe Magog
Gog Magog Gog Magog

Gog Magog Gog Magog
Gog Magog Gog Magog
Gog Magog Gog Magog
Gog Magog Gog Magog

Ginsberg thotë Gog dhe Magog
Armagedoni e kreu punën.

Shkurt-qershor 1991

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

VASYL STUS: NË KËTË FUSHË TË KALTËR