Altin Basha emërohet drejtori i Teatrit Kombëtar

Altin Basha është drejtori i ri i Teatrit Kombëtar në Shqipëri. Vendimi u komunikua këtë të hënë pas mbledhjes së qeverisë.

Basha mbante deri para pak ditësh postin e drejtorit të “Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli”. Këtë detyrë e mori vetëm një vit më parë, pasi mbaroi mandati i Kiço Londos për të qenë në krye të skenës eksperimentale. 

Mësohet nga një vendim i Këshillit të Ministrave se vetëm para pak ditësh, Basha dha dorëheqjen nga institucioni që ndodhet tek e po njëjta ndërtesë, tek “Arturbina” për të qenë konform rregullave ligjore të këtij konkurrimi.

Më parë, Basha ka qenë për shumë vite regjisor i emisionit të humorit “Portokalli”.

Para Bashës, ishte Hervin Çuli i cili drejtoi për dy mandate Teatrin Kombëtar, por deklaroi se nuk do të konkurronte më.

Në garë me Bashën për këtë post ishin edhe Kiço Londo, Elma Dorezi dhe Arben Derhemi.

VENDIMI

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


Lexo edhe:

ALTIN BASHA TREGON PSE E NDRYSHOI QËNDRIMIN E TIJ PËR TEATRIN

ObserverKult