Amaneti i dëshmores: Nuk dua lule, nuk dua lot…

Poezi nga Kajal Ahmad: Amaneti i dëshmores

Nuk dua lule,
as rapsodi bashkimi,
as perëndim ndarjesh.
Nuk dua lule
pse vetë jam lulja më e mirë.
Nuk dua puthje
nëse për të qenë e ndershme
u desh të mbahem pas një kalorësi-
as rapsodi bashkimi
as perëndim ndarjesh
as vejushë përgjithmonë.
Nuk dua puthje
kur, duke me puthur, më bënë dëshmore.
Nuk dua lot
mbi tabut timin, as përmbi mua, si kufomë.
Nuk dua qershi mallëngjimi
të hiqen zvarrë te rrasë e varrit tim,
s’dua lule s’dua puthje,
s’dua lot s’dua mjerim.
Mos sillni asgjë.
Mos mbani asgjë.
Po vdes si një vatan pa flamur, pa zë.
Jua kam bërë hallall.
S’dua asgjë.
S’pranoj asgjë.

Shqipëroi: Shqiptar Oseku

ObserverKult

Lexo edhe:

DONIKA DABISHEVCI: KLITHMA E USHTARIT T’PANJOHUN