Amaneti i fundit i Met Begës, e zbulon vajza e tij

Vajza e aktorit Met Bega, Matilda, ka rrëfyer kohë më parë në një intervistë për “Shekullin” amanetin e fundit të babait të saj.

“Rea dhe Gledi, të ndjekin rrugën e artit. Dua që të bëhen artistë”, ky ishte amaneti i fundit që la Met Bega. Mbesa dhe nipi ishin njëkohësisht edhe pika më e dobët e aktorit.

“Amanetin që ai la ishte që fëmijët e mi të ndiqnin rrugën e artit. Do ta mbaj këtë amanet patjetër, aq më tepër që fëmijët e mi i kanë premisat”, rrëfen Matilda Bega.

Nga dëshira e tij edhe mbesa Rea ka filluar të merret me shumë aktivitete artiste dhe është spikatur që ka talent, si tek talent show “Power Kids”.

Sipas Matildës nipërit dhe mbesat e Metit kanë gjak artistik, të trashëguar nga ai. ”Vajza ime nuk preket nga emocionet, nga kamerat, e do skenën, është krijuese.

Edhe djali im Geldi kush e shikon thonë ka mimikën e gjyshit. Edhe pse ai tashmë nuk është, babi e ka lënë te nipërit dhe mbesat shpirtin artistik”, ka rrëfyer vajza e tij Matilda.

Aktori i mirënjohur Met Bega u nda nga jeta vite më parë pasi vuante prej kohësh nga Parkinsoni.

——————–

Lexo edhe:

AMANETI QË MA LA I BURGOSURI QË VDIQ NGA TORTURAT: NË EMËN TË ZOTIT, TË NGARKOJ TË…

Amaneti që i la Visarjon Xhuvani, Viktor Martinit, në oborrin e burgut të Burrelit. Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, një ndër të burgosurit politik si intelektual i shquar i kohës, po e ngarkonte të riun 18-vjeçar, me misionin për të rrëfyer krimet e komunizmit, brenda birucave të Burrelit

Viktor Martini ishte i mitur kur u arrestua nga diktatura komuniste, me akuzën për tentativë arratisje. I katërti prej vëllezërve të familjes Martini, të gjithë në burg.

Ishte viti 1956 kur u arrestua Viktori, në moshën 16 vjeç. Ndërkohë, i ati kishte vdekur në burgun e Burrelit. Viktor Martini u arrestua në Shkodër, ku dhe kaloi disa kohë si i burgosur. Më pas, u transferua në burgun e Rinasit. Dhe në moshën 18-vjeçare, u transferua në burgun e Burrelit. Atje ku vuanin dënimin pjesa më e madhe e intelektualëve shqiptarë. Që regjimi komunist i kishte shpallur armiq të popullit…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult