Amaneti i Naum Priftit: Ma digjni trupin dhe hirin hidheni në Shqipëri!

Po bëhet gati një vit prej se është ndarë nga jeta shkrimtari Naum Prifti i cili ka ‘rritur’ dhjetëra breza fëmijësh me tregimet e tij.

Në vitet e ‘90 ai u largua nga Shqipëria drejt Amerikës ku qëndroi deri në fund të jetës, por amaneti i tij ishte që trupin t’ia digjnin dhe hirin t’ia shpërndanin aty ku ishte lindur, në Shqipëri.

Gazetarja Greta Topjana në “Profil” ka sjellë historinë e tij, të rrëfyer nga familjarët dhe miqtë.

Naum Prifti lindi në Rehovë të Kolonjës në vitin 1932. Ai që i ri ishte i apasionuar pas letërsisë, ndaj i kreu studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në vitet 1954-1960 ka punuar si redaktor në revistën” Hosteni” dhe më pas në revistën “Ylli”. Në vitin 1967-70 ai u dërgua në Divjakë për të punuar si mësues.

Në vitin 1992 ai emigroi në Amerikë së bashku me familjen e tij ku vazhdoi punën. Për 15 vite ka punuar si sekretar i Federatës Panshqiptare Vatra ku u angazhua në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit shqiptar dhe nuk e la pas dashurinë për penën.

Vajzat e tij Julika dhe Rafaela Prifti kanë treguar për “Profil” se pavarësisht se jetonin në Amerikë prej vitesh ai kthehej në Shqipëri sepse ndihej 100% kolonjar dhe rehovar.

Fatkqësisht gjatë Covid-19 Naum Prifti nuk pati mundësi të vinte në Shqipëri bashkë me vajzat e tij se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndaj ai u la atyre një amanet.

“Trupin të ma digjni si vëllait Piterit, dhe hirin të ma hidhni në mes të Shqipërisë dhe Amerikës.“

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:

/Euronews

ObserverKult


Lexo edhe:

“BËJ KUJDES SE KE VËLLEZËRIT NË AMERIKË”, E BIJA E NAUM PRIFTIT TREGON SI E PARALAJMËRUAN BABAIN

Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate”, vajza e shkrimtarit të shquar, Naum Prifti, Julika ka treguar se ata jetonin në një apartament shumë të vogël dhe babai i saj nuk kishte mundësi për një dhomë personale, prandaj shkonte çdo ditë te Biblioteka Kombëtare.

Ajo zbuloi se kur babai kthehej në shtëpi, çdo ditë pas dreke i lexonte shkrimet e tij, por që nuk kishin mundësi t’i incizonin.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Sueton Zhugri atome askënd
Sueton Zhugri

SUETON ZHUGRI: MBI TAVOLINË KAM LËNË ADRESËN E VARRIT…

Mbi tavolinë kam lënë adresën e varrit
që të shkosh të ujisësh fotografinë
dhe lulet në verë, (mos u merr erë,
është shumë herët)
Si edhe dyrrotakun e vjetër, diellin nuk ta vjedh kush,
dil e ngrohu kur e sa të duash.
Po ta lë ty, siç ma la ime më.
Hënën me yjet mblidhi në një shportë
e mbaji si kurorë mbi çati. Janë të gjithë tuat.
Puhizën e agut thellë mbi liqen
e paç amanet, thithe deri në fund, nuk ka gjeografi, as padron.
Edhe këngën e rosave t’egra. Ruaje në shpirt.
Mos prit nga të tjerë. Ke lindur i lirë.
Puth vetëm këmbët e tua, edhe kur mbyll sytë.
Kometat janë sivëllezërit e tu.
Shaloji si kuaj dhe fluturo abisin me to.
Të lë amanet edhe qiellin, mbulohu me blu
sa herë të mbetesh lakuriq. Zogjtë e shesin
me copëza pa leje çdo ditë, askush nuk u kërkon llogari.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult