Ambasada franceze dekoron Nerimane Kamberin me Urdhrin e Palmave Akademike

Ambasada e Republikës së Francës ka bërë të ditur se ambasadorja, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj. Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike.

Përmes kësaj dekorate, Republika e Francës njeh kontributin e jashtëzakonshëm të zonjës Kamberi, gjatë gjithë karrierës së saj profesionale, në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë.

Nerimane Kamberi është ligjëruese e Qytetërimit, Gjuhës dhe Letërsisë franceze dhe Frankofone në Universitetin e Prishtinës.

Ajo merret edhe me përkthime dhe bashkëpunon me mediat ndërkombëtare duke kontribuar me artikuj e reportazhe në frëngjisht./ ObserverKult