Ambasada japoneze në Tiranë, i dhuroi 74 libra të rinj bibliotekës “Thimi Mitko” në qytetin e Korçës.
Librat e rinj janë të përzgjedhur nga zhanret e botimeve japoneze dhe të përkthyera në anglisht.
Seti i botimeve të veçanta me tematikës historike, i shtohet fondit të bibliotekës së qytetit të Korçës që numëron mbi 15 mijë libra e revista.
Gjatë vizitës së tij në Korçë, ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito krahas vizitës në godinën e re të bibliotekës u ndal edhe tek teatri dhe muzeu “Bratko”, ku nxënës të talentuar sollën një ekspozitë të veçantë rreth 20 punime pikture frymëzuar nga objektet e këtij muzeu.