Ambasadori italian në Tiranë Fabrizio Bucci ka vizituar Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” në Tiranë.
Ambasadori Fabrizio Bucci vuri theksin te kujtimi i së shkuarës si një mundësi për të ndërtuar të ardhmen.
“Urime për këtë muze kaq të bukur. Kujtimi i së kaluarës është thelbësor për të kuptuar të tashmen dhe për të ecur drejt së ardhmes. Për të mos harruar”, theksoi ai.
Po ashtu, ambasadori Fabrizio Bucci tha se “me dëshirën për të zhvilluar së bashku shumë projekte dhe aktivitete të tjera, do të kthehem së shpejti”.
Godina e muzeut Shtëpia me Gjethe u ndërtua në 1931 dhe fillimisht funksiononte si klinikë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo u përdor nga Gestapo si zyrë hetimi, dhe pas Luftës së Dytë Botërore, u përdor nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, si seli investigimi, por dhe torture për kundërshtarët e regjimit.
Muzeu Shtëpia me Gjethe u hap për publikun në 23 maj 2017./ATSH