Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde bashkë me atë të Francës, Olivier Guerot së fundmi kanë vizituar një lokacion në Klinë, përkatësisht vendin ku është gërmuar një vilë romake.
Këtë e ka bërë me dije vet Rohde përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa ka theksuar se Kosova ka një kulturë të larmishme dhe interesante.
“Kosova ka një kulturë të larmishme dhe interesante, por edhe shumë vende arkeologjike që ende nuk janë zbuluar dhe ruajtur. Kam pasur kënaqësinë të vizitoj një lokacion afër Klinës ku është gërmuar një vilë romake. Vizitë e shkëlqyer me Olivier Guerot. Faleminderit Elvis Shala dhe Sali Shoshi”, ka shkruar Rohde, derisa ka publikuar edhe dy fotografi nga vendi që ka vizituar.
ObserverKult
Lexo edhe:
PEZULLOHET RESTAURIMI I SHTËPISË SË XHAFER DEVËS
Bashkimi Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë njoftuat se është pezulluar projekti për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë të Jugut.
Ky vendim vjen pas kundërshtimeve për restaurimin e shtëpisë së Devës, figura e të cilit është lidhur me krimet që kryen nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Ne jemi në kontakt me të gjitha palët e përfshira dhe rivlerësojmë rolin dhe kontributin tonë. Duke përfshirë edhe mundësinë për të përdorur situatën aktuale si mundësi që të adresohet hapur e kaluara përmes diskutimeve. Kjo me të gjitha komunitetet e rëndësishme”. Bëhet me dije përmes një njoftim të përbashkët të BE-së dhe UNDP-së.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult