Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2020 i jepet poetes amerikane Louise Glück “për zërin e saj poetik të pagabueshëm që me një bukuri të rreptë e bën universale ekzistencën individuale”.
Louise Glück bëri debutimin e saj në 1968 me Firstborn dhe shumë shpejt u vlerësua si një nga poetet më të shquara në letërsinë bashkëkohore amerikane.
Ajo rrjedh nga një familje hebrenje të cilët emigruan në SHBA. Kreu shkollimin në kolegjin “Sara Lorens” dhe Kolumbia.
Në eseun “Dëshmitë dhe teoritë” ajo pohon se përfaqëson poezinë e cila i përafrohet qetësisë dhe kufizohet me zhdukjen.
Ajo në vitin 1993 fitoi çmimin “Pultizer” për librin “The Wild iris”. Momentalisht ëshë shkrimtar-rezident në universitetin në Yale dhe ligjëruese në programin e “Shkrimit kreativ” në universitetin e Bostonit. Jeton në Kembrixh, në shtetin Masaçuset.
Çmimi Nobel vjen me një medalje të artë dhe një shpërblim prej 1,1 milion dollarësh.
Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare sërish nuk ka mundur të fitojë, pavarësisht se ishte i nominuar për këtë çmim.
Vitin e kaluar Çmimi Nobel në Letërsi iu nda shkrimtarit austriak, Peter Handke, por ky vendim kishte ngjallur kritika të shumta.
Handke ishte një mbështetës i njohur i serbëve gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, gjatë viteve 1990, dhe kishte mbajtur fjalim në funeralin e ish-udhëheqësit serb, Sllobodan Millosheviç, i cili u akuzua për gjenocid dhe krime të tjera të luftës.
/ ObserverKult