Nga: Amos Oz
“…Ekzistojnë shumë gra të cilat tërhiqen nga burrat tiranik, ashtu sikur insektet pas flakës. Por ekzistojnë gjithashtu disa gra të cilat s’kanë nevojë për hero e madje as për ndonjë dashnor të stuhishëm, por vetëm për një mik.
Rri larg të dashurëve tiranik dhe tento ta gjesh atë që është duke e kërkuar një burrë si shok, jo sepse ato janë duke e ndjer veten të zbrazët, por sepse e shijojnë ndjenjën kur të plotësojnë edhe ty gjithashtu.
Mos harro se miqësia mes gruas dhe burrit është shumë më e çmuar dhe më e rrallë se sa dashuria: në fakt, dashuria është mjaft e ngathët kur krahasohet me miqësinë.
Miqësia përfshin një masë të ndjeshmërisë, vëmendjes, zemërgjerësis dhe një sens të hollë të akorduar të përmbajtjes…”
*Titulli i origjinalit: “Gratë, dashuria dhe miqësia”
ObserverKult
————–
Lexo edhe:
AMOS OZ: DASHURIA NUK ZGJIDHET, AJO TË KAP SI SËMUNDJE DHE TË ZË SI FATKEQËSI
“…Po çfarë është ferri? Ç’është parajsa? Patjetër që është brenda nesh. Në shtëpitë tona. Ferrin dhe Parajsën mund t’i gjesh në çdo dhomë. Pas çdo dere. Poshtë çdo batanije. Ja! Pak ligësi dhe njerëzit bëhen të gjithë ferr me njëri – tjetrin. Pak dhembshuri, pak zemërgjerësi dhe njerëzit gjejnë parajsën te njëri – tjetri.
Thashë pak zemërgjerësi dhe dhembshuri, nuk thashë dashuri: Unë nuk besoj shumë tek dashuria universale. Dashuria e secilit për secilin – ndoshta është më mirë t’ia lëmë Jezusit këto.
Dashuria është krejt tjetër gjë. Nuk është fare as si zemërgjerësia e as si dhembshuria. Përkundrazi. Dashuria është një përzierje interesante e të kundërtave, një përzierje e egoizmit ekstrem me përkushtimin total. Një paradoks! Dashuria, dashuria.
Të gjithë flasin rreth saj sikur dashuria të ishte diçka që njeriu mund ta zgjedhë, por dashuria nuk zgjidhet, ajo të kap si sëmundje dhe të zë si fatkeqësi.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU