Analizohet shkrimi i mbretit: S’është aq ‘trap’ sa duket!

mbretit charles

Shkrimi i mbretit Charles III është i vogël në përmasa. Ekspertët që kanë analizuar shkrimin e tij të parë si mbret thonë se kjo tregon se ai i nënvlerëson aftësitë e tij edhe pse është më i aftë se sa mendon.

——————

Charles III është shpallur zyrtarisht Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar të shtunën me fanfara dhe ceremoni nga ballkoni i Pallatit Buckingham. Për këtë u mblodh “Accession Council”, Këshilli i kurorëzimit posaçërisht në Londër, ku bëhej fjalë për një akt formal. I pari e nënshkroi Prinz William proklamacionin, më pas bashkëshortja e Charles III, Camilla. Charles me vdekjen e nënës, Elisabeth II automatikisht u bë mbreti britanik.

mbretit

————

Mbretit i mungojnë instinktet

Charlesit i mungojnë instinktet e nënës së tij. Ai rrallë mund të mbetet i paanshëm në çështjet politike ose sociale. Në të kaluarën ai shpesh ka shprehur pikëpamjet e tij për çështjet. Mungesa e neutralitetit ishte evidente edhe në aferën rreth memorandumeve të ashtuquajtura “Black Spider”. Gazeta Guardian ka publikuar të dhëna ku thuhet se Charles u përpoq të ushtronte ndikim tek anëtarët e qeverisë dhe politikanë të tjerë. Bëhej fjalë ndër tjerash për mbrojtjen e peshqve të rrezikuar, porositjen e pajisjeve ushtarake për trupat në Irak apo dhe asgjësimin e baldosëve, për të ndaluar përhapjen e tuberkulozit tek bagëtia. Publikimi i këtyre të dhënave ka rezultuar me një proces të gjatë ligjor.

Si mbret, Charles duhet të përmbahet nga gjërat e tilla, thotë shkencëtari politik Hazell. “Monarku duhet të jetë neutral për të gjitha çështjet politike, siç ka qenë Mbretëresha. Charles do të ketë mundësi të shprehë pikëpamjet e tij gjatë audiencave të tij javore me kryeministrin, por ai duhet të respektojë të drejtat e tij kushtetuese – të konsultohet, të inkurajojë dhe të paralajmërojë për gjerat”. Përndryshe, Hazel pret që “qeveria do t’ia kujtojë atij detyrat kushtetuese të një monarku”, transmeton DW.

Skandalet

Në vitin 2017, emri i Charlesit u shfaq në të ashtuquajturat “Paradise Papers” – një rrjedhje e të dhënave që zbuloi emrat e politikanëve, sipërmarrësve dhe personazheve të famshëm që bënin investime të dyshimta. Në rastin e tij, thuhet se ka qenë një kompani që operonte në Bermuda.

Flitet se Charles ka mbështetur projektet për ndryshime në politikën klimatike në vitin 2007. Por nuk i ka publikuar të dhënat se nga këto do të përfitonte përmes bizneseve në vende të tjera. Charles ka mohuar se është i përfshirë drejtpërdrejt në llogarinë offshore.

Së fundmi ka pasur edhe zbulime të tjera për “skandale me para”. Thuhet se të pasurit e huaj kanë pasur përfitime në këmbim të donacioneve për Fondacionin e Princit Charles. Në një rast flitet për një manjat saudit, i cili u shpall kalorës për shërbimet e tij. Ndërsa në një rast tjetër flitet për një bankier rus, të cilit i është premtuar një takim me Charles.

Zbulimet kanë çuar në dorëheqjen e tre punonjësve kryesorë në organizatën për bamirësi, duke përfshirë edhe bashkëpunëtorin e ngushtë të Charles, Michael Fawcett. Kryetari i bordit të fondacionit ka dhënë dorëheqjen “përkohësisht”. Vetë Charles ka mohuar çdo njohuri për praktikat e supozuara.

Vëzhguesit pajtohen që Charles duhet të shmangë incidente të tilla nëse, si mbret, dëshiron të ketë opinionin publik në anën e tij. Ose siç shprehet politologu Hazell: sa i pranuar dhe sa popullor do të jetë Mbreti Charles varet nga ai vet.

mbretit

“Unë nuk jam aq budalla. Unë e kuptoj se është një ushtrim i veçantë të qenit sovran”

Mbreti Charles III e di mirë nevojën për të qenë më pak i hapur. “Unë nuk jam aq budalla. Unë e kuptoj se është një ushtrim i veçantë të qenit sovran”, tha ai në një intervistë për BBC në vitin 2018.

“Ideja se në njëfarë mënyre do të vazhdoj saktësisht në të njëjtën mënyrë është absurditet i plotë”.

Kur një monark i ri vjen në fron, profili mbretëror në monedha ndërrohet në drejtim të kundërt. Mbretërimi i mbretit Charles do të ketë gjithashtu një fokus të ndryshëm.

Analizohet shkrimi i Mbretit Charles/ Çfarë fsheh karakteri i tij

Shkrimi i mbretit Charles III është i vogël në përmasa. Ekspertët që kanë analizuar shkrimin e tij të parë si mbret thonë se kjo tregon se ai i nënvlerëson aftësitë e tij edhe pse është më i aftë se sa mendon.

Mban emocionet larg, sidomos kur ka të bëjë me momente të rëndësishme. I ndjen emocionet, por menjëherë e mbytin ato. Charles ka vullnet, ndjenjë të fortë detyre, por ndonjëherë ai ndikohet nga të tjerët.

Një tjetër detaj i shkrimit është hapësira e madhe nga fjala në fjalë. Kjo sipas tyre është shenjë se Charles është hiperkritik dhe se dëshiron që gjithçka të bëhet ashtu siç dëshiron dhe zhgënjehet nëse kjo nuk ndodh.

Ai është selektiv në miqësitë e tij dhe para se të shprehet duhet të kuptojë se kush është përballë tij. Nuk i pëlqen të jetë i rrethuar nga shumë njerëz. Ka empati me ata që ndajnë interesat e tij, si arti dhe kultura.

Në të njëjtën kohë, ai është bujar: i pëlqen të ndihmojë ata që janë më me pak me fat se ai, por nuk dëshiron ta bëjë të ditur. Pranë tij ai kërkon një person të fortë dhe të vendosur, që i jep siguri dhe mesa duket e gjeti këtë tek Camilla. Një grua që pasqyron disi figurën e nënës.

Shkrimi i nënvizuar i mbretit tregon se ai dëshiron të afirmojë identitetin e tij, përtej rolit që i është caktuar. Ndonjëherë, si reagim ndaj edukimit të ngurtë, ai priret të marrë qëndrime transgresive, sikur të donte të rebelohej kundër protokollit me të cilin është mësuar.

Mbreti Charles III përballet me një sfidë shumë të vështirë: ajo e pasimit të një mbretëreshe me karizëm të madh dhe shumë të dashur nga populli i saj.

Por çfarë lloj karakteri do të shohim te monarku i ri?

Ata që e kanë njohur thonë se thellë brenda tij është një person mjaft i turpshëm dhe i rezervuar. Një “shpirt i ndjeshëm” është një përshkrim.

Ka një gjurmë të djalit të vetmuar që ankohej se ishte ngacmuar dhe izoluar në shkollë. “Ata hedhin pantofla gjatë gjithë natës ose më godasin me jastëkë ose nxitojnë nëpër dhomë dhe më godisnin aq fort sa mundeshin”, shkruante ai në një letër për torturimet në konviktin e shkollës.

Gruaja Camilla, tani bashkëshorte Mbretëreshë, e ka përshkruar atë si “Mjaft i padurueshëm. Ai dëshiron që gjërat e sotme të bëhen dje. Kështu i bën gjërat”.

Ajo tha në një intervistë televizive për ditëlindjen e 70-të të Charles se nën personazhin mjaft të zellshëm që njerëzit shohin në publik, kishte një anë më lozonjare të tij.

“Ata e shohin atë si një person shumë serioz, siç është. Por unë do të doja që njerëzit të shihnin anën më të lehtë të tij. Ai ulet në gjunjë dhe luan me fëmijët, duke u lexuar Harry Potter dhe duke bërë zërat e personazheve”, tha Camilla.

Përgatiti: U.V/ ObserverKult

Lexo edhe:

VDEKJA E MBRETËRESHËS ELISABETH, MBRETI I RI CHARLES: TRISHTIM I MADH! HUMBJA E SAJ DO TË NDIHET NË MBARË BOTËN