Kemi një dashuri normale
Të cilën duhet ta paraqesim
Sikur është një dashuri e zjarrtë, e çmendur.
Burrit s’kemi ç’t’i bëjmë
S’ia ndryshojmë dot hundën
As gjarprin tekanjoz mes këmbëve
As zakonin e të ardhurit pas mesnate
në shtëpi.
Gruas nuk ia ndryshojmë dot flokët
As njërën bebe të syrit
Ku i është ngjitur një burrë tjetër
Që pi çdo minutë cigare
Dhe ia shkund hirin mes shalëve.
*Titulli i origjinalit: “Orë stilistike”