Andon Qesari, një nga aktorët më të veçantë shqiptar

Dje është mbushur një vit nga dita kur Andon Qesari, aktor i njohur i filmit dhe i teatrit tonë, u nda nga jeta.

I biri, Edoni, studiues dhe autor, ka shkruar diçka in memoriam, të shoqëruar me një fotografi të të atit në moshë të re, ku ai ngjan – për ta thënë me fjalët e do personave që komentojnë poshtë shënimit të Edonit – me Marcello Mastroianin.

Nuk është një krahasim që bëhet prej dashamirësisë e bujarisë që i dhurohen dikujt me bollëk pas vdekjes. Andoni kishte një ngjashmëri të fortë me italianin e famshëm, sidomos në fazat e hershme të jetës së vet. Por – për ta thënë sërish me fjalët e një komentuesi tjetër, këtë herë italian edhe ai, me sa duket mik i Edonit – non é stata la bellezza la sua miglior dote” (nuk ka qenë hijeshia e tij më e mira që ka pasur), transmeton ‘babel.al’.

Andon Qesari ka qenë një nga aktorët më të veçantë shqiptarë. Vetëm zëri do t’i kish mjaftuar për të bërë “hair” në lëmin ku u aplikua gjithë jetën.

E kishte të veçantë, të ngrohtë, kumbues. Ai ka luajtur që në moshë të re në kinema e teatër, por nuk ka bërë pjesë te ata që ngrefoseshin e kërkonin të tërhiqnin vëmendjen me çdo kusht. Ka luajtur në filmat “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Në fillim të verës”, “Pylli i lirisë”, “Tela për violinë”, etj.

Por për dashamirët e teatrit, ai ishte i prerë për skenën. Janë të shumta rolet në të cilat ai ka mbetur në memorien e teatër-dashësve.

Më poshtë është shënimi i Edonit: