Andrea Boccelli & Giorgia: Viva per Lei, Jetoj për të… (Teksti në shqip dhe video)

Andrea Boccelli & Giorgia: Viva per Lei

Jetoj për të prej atëherë
kur për herë t’parë jam ndeshur,
nuk më kujtohet si ndodhi por,
hyri brenda meje dhe aty ka mbetur.

Jetoj për të sepse më nxit
dridhje të forta në shpirt.
Jetoj për të dhe s’është vështirë.

Jetoj për të dhe unë, e di
s’duhet të jesh nga xhelozia prekur.
Është nga ato që prore ka
për një nevojë gjithmonë të ndezur.

Si një radio në dhomë lëshuar
për atë që ndjehet e vetmuar,
e që e di se është për atë,
andaj edhe unë jetoj për të.

Është një muzë që na fton,
nëpër gishta lehtë kalon,
me anë të pianos vdekjen largon,
Jetoj për të.

Jetoj për të që shpesh, e di
të jesh e ëmbël dhe sensuale.
Ndonjëherë më godet në kokë,
por, është një grusht që s’dhemb fare.

Jetoj për të, e di dhe vetë
Se më shëtit qytet më qytet.
Vuaj nga pak, por e di se
Jetoj për të.

Është një dhimbje që kur nxitet
(jetoj për të në hotelin tim).
Me një dëshirë të skajshme rritet
(jetoj për të në pështjellim).

Nëpërmjet zërit tim
shpërndahet n’vazhdimësi,
prodhon dashuri.

Jetoj për të, tjetër gjë s’kam.
Dhe sa të tjerë do takoj
që si unë në faqe kanë shkuar:
UNË JETOJ PËR TË.
UNË JETOJ PËR TË.

Mbi një binë, o ngjitur në një mur
(jetoj për të gjer në limit).
Edhe të nesërmen që nuk i dihet kurrë
(jetoj për të gjer në magjinë).

Për çdo ditë që më pushton
protagoniste do jetë gjithmonë.

Jetoj për të sepse tashmë
s’kam rrugëdalje tjetër për t’vazhduar,
sepse muzikën, ti e di,
asnjëherë s’e kam tradhtuar.

Jetoj për të se ajo më jep
pauza dhe nota në liri,
sikur të kisha një tjetër jetë,
për të do jetoja përsëri.

Jetoj për të, për muzikë
(unë jetoj për të)
Jetoj për te, është unike
Unë jetoj për të….

Përktheu: Lirim Alija

ObserverKult

Kliko edhe:

ELSA LILA & PIRRO ÇAKO: UNË S’KAM NDËRMEND TË VUAJ… (TEKSTI DHE KËNGA)