Nuk ishim të çmendur, jemi seriozë.
Ç’më flet brenda meje stërgjyshi?
Unë s’jetoj dot njëkohësisht dhe në mendje dhe në trup. Ja pse nuk mund të jem një njeri i vetëm. Kam aftësi që në njëjtën kohë të ndjejë gjëra pafund.
S’kanë ngelur më mjeshtra të mëdhenj.
Kjo na qenka djallëzia e vërtetë e kohrave tona.
Rruga e zemrës është mbëshjtellë në hije.
Patjetër duhet kushtuar vëmendje zërave që na duken të kotë.
Të gjithë ne duhet të mbushim sytë dhe veshët me gjëra që janë nisma e një ëndrre të madhe…
Dikush duhet të bërtasë se ne do t’i ndërtojmë piramidat. Pak rëndësi ka nëse nuk i ndërtojmë. Duhet ta ushqejmë atë dëshirë, dhe si një fletë e pafundme t’i zgjasim cepat e shpirtit.
Nëse do që bota të përparojë… duhet t’i shtrëngojmë duart njëri-tjetrit.
Duhet t’i bashkojmë të ashtuquajturit të shëndoshë dhe të ashtuquajturit të sëmurë.
Ju të shëndoshët!
Ç’domethënie ka shëndeti për ju?
Sytë e gjithë njerëzimit po shikojnë gropën e thellë teksa zhytemi.
Liria jote është e pavlefshme nëse s’ke guximin të na shikosh në sy, të hash, pish dhe të flesh me ne.
Janë të ashtuquajturit të shëndoshët që e kanë sjellë botën në prag të shkatërrimit.
Njeri, dëgjo!
Në ty ka ujë, zjarr dhe pastaj hi.
Dhe eshtra të bëra hi.
Eshtra dhe hi.
Ku gjendem unë, kur s’jam as në realitet as në fantazi?
Ja kjo është marrëveshja më e re që kam lidhur me botën:
Duhet të jetë me diell gjatë natës, dhe gjatë gushtit me borë.
Gjërat e mëdha vdesin, të voglat qëndrojnë.
Njerëzimi duhet bashkuar përsëri, në vend të kësaj përçarjeje.
Veç hidhni një sy natyrës dhe do bindeni që jeta është e thjeshtë.
Patjetër të kthehemi atje ku ishim, në momentin kur morët kthesën e gabuar. Patjetër të kthehemi në thelbin e jetës…pa fëlliqur ujin.
Ç’botë është kjo, nëse një i çmendur u thotë… duhet t’ju vijë turp nga vetja!
Tani lëshoni muzikë! Muzikë! Muzikë!
O nënë!
Ajri është ajo gjëja e lehtë…
Që lëviz përreth kokës dhe bëhet më i kthjellët kur qesh.
Përktheu: Nurie Emrullai