
Jo ajo që don për veti,
kur si fëmijë kap grimca jete,
thërrime mbas thërrime
ndërton diçka.
E andërron, e don, e mendon,
e nji ditë bahesh.
Janë andrra që prekin fundin,
pavarësisht rrëzimit,
ato shihen e kryhen.
Por, ajo andrra,
që s’e ke andërrue kurrë,
s’ke ba kurgja për të.
E ke pa jo ti, por pavetëdija jote,
e që ta sjell çdo natë si film para syve t’mbyllun,
mbulue me jorganin blu.
E ajo andrra, mes thërrimave t’tjera,
t’padukshme, mes energjive t’papame,
asht ndërtue.
S’e prek dot, si me thanë të vërtetën,
rren për me e fshehë e me e rujtë
ma shumë se veten.
Por nji mëngjes, sapo ke hapë sytë,
e ndien, e don, t’mungon.
Asht po ai përqafim imagjinar
që t’u shfaq mbramë, parmbramë…
e që s’të shqitet prej mendjes,
por s’e ban dot.
E rrin n’heshtje,
e rritesh larg tij.
S’ke guxim
e thjesht ik.
ObserverKult
Lexo edhe:






