Premiera e baletit “Annonciaton” dhe “La Stravaganza” krijuara nga koreografi me famë botërore Angelin Preljocaj rikthejnë spektatorin pas 5 vitesh në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, tashmë të rikonstruktuar.
Angelin Preljocaj me shfaqjen në “Annonciaton” sjell një temë totalisht të paprekur në artin koreografik. Bashkëjetesa e çuditshme e pranimit dhe rebelimit, përplasja e hapësirës dhe kohës.
Asistent-koreografja Natalio Nadich shpreh vlerësime për trupën shqiptare.
“Ka qenë kënaqësi të punosh me këtë trup, e cila ka një formim klasik. E cila është përshtatur mjaft mirë me konceptin kontemporan. Pjesa trajton muret e brendshme të individit dhe rebelimin përballë shoqërisë. Dualizmi vjen i përkthyer mjaft mirë më gjuhën e trupit. Balerinat pasqyrojnë përplasjet e mendimeve të kundërta, rebelimet e gjitha vjen me lëvizje të shkathëta e gjendje psikologjike.”
Ndërkohë që “La Stravaganza” pasqyron nga njëra anë Lindjen me kulturën e saj të lashtë dhe nga ana tjetër Amerikën. Historia e së shkuarës e cila rikthehet si një bumerang. Njerëz të dalë nga balta që sjellin diçka të re. Spektatori kësaj here do të shijoj shfaqjen në një sallë komode, [për të cilën do të paguaj edhe dyfishin e cmimit, biletat 1000 mijë lekshe janë bërë 2000 lekë dhe 500 në 1000./abcnews.al/
LEXO EDHE: Botimi historik i partiturës së baletit të parë shqiptar, kur Tish Daija qante për eksodin e shqiptarëve
Partitura e baletit të parë kombëtar “Halili dhe Hajria” tashmë është në një botim historik me partiturë. 95-vjetori i lindjes se kompozitorit Tish Daija, ka nxitur Akademinë e Shkencave të Shqipërisë të botojë partiturën e baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria. vënë në skenë më 1963. Pjesa që lindi në Moskë, kur autori ishte student.
Kompozitori Vaso Tole e cilëson një botim historik të partiturës së Halilit e Hajrisë. Ai thotë se ruhej vetëm në një kopje në arkivin e Operës.
Kompozitori Vaso Tole e cilëson një botim historik të partiturës së Halilit e Hajrisë. Ai thotë se ruhej vetëm në një kopje në arkivin e Operës.