Angelina Jolie shet për 7 milionë funta pikturën e Churchill

“Kulla e xhamisë Koutoubia”, një pamje panoramike e Marrakesh e pikturuar nga ish-kryeministri britanik, Winston Churchill, u shit për 7 milionë funta në Londër nga shtëpia e ankandeve “Christie’s”.

Churchill u frymëzua nga qyteti Marok. Dhe e bëri pikturën gjatë një turneu në qytet gjatë Luftës së Dytë Botërore në 1943.

LEXO EDHE: CHURCHILL MOTIVUES PËR TË MOS U DORËZUAR: KENI ARMIQ? MIRË. KJO DO TË THOTË SE KENI BËRË DIÇKA, DIKUR NË JETËN TUAJ!

Vepra, e cila ishte në pronësi të aktores Angelina Jolie, u vlerësua në mes 1.5 dhe 2.5 milionë funta. Por ofertat u rritën deri në 7 milionë funta.

Duke llogaritur tarifat e komisioneve, shifra përfundimtare është 8.2 milionë funta.

U shitën gjithashtu edhe dy piktura të tjera të Churchill. Të tre veprat u shitën për 9.43 milionë funta./a2news.com