Angli: Këshillë e rreptë për prindërit: Mos i lini fëmijët të shikojnë ‘Squid Game’

seriali squid game

Nuk është hera e parë që prindërve u vijnë këshilla të vazhdueshme për të mos i lejuar fëmijët të shikojnë “Squid Game” në Netflix.

Kjo ka qenë edhe porosia e fundit e një këshilli në jug të Anglisë.

Ata u kanë bërë me dije prindërve se fëmijët e moshës gjashtëvjeçare po kopjojnë sfidat e dhunshme.

Ekipi mbrojtës i edukimit nga Këshilli Qendror i Bedfordshire u dërgoi një email prindërve dhe kujdestarëve rreth kësaj çeshtje.

Ata u kërkojnë që të “jenë vigjilentë”. E gjitha kjo pas raporteve se fëmijët dhe të rinjtë po kopjojnë lojëra e dhunshme. Dhhe sic dihet seria e re e Netflix, “Squid Game” ka shume te tilla.

Shumë nga lojërat e paraqitura në serial kërkojnë armë dhe pajisje të specializuara.

Te tillat jane te paqasshme nga femijet, mirepo ka edhe lojera qe mund te rikrijohen.

Megjithate jo te gjithe fëmijët po e shikojnë serialin, por ka sekuenca te qasshme edhe ne vende tjera.

Psh përmes sfidave virale në TikTok, femijet mund te njoftohen me to.

Përdoruesit e mediave sociale po postojnë e sekuenca nga versionet e lojërave.

Disa raportime thonë se fëmijët kanë përdorur dhunë fizike në lojëra ‘për të ndëshkuar’ humbësit si zëvendësim i lojtarit që humbet jetën. 

Veçanërisht e popullarizuar është ‘drita e kuqe’, ‘drita jeshile’ e njohur tradicionalisht si ‘statuja’ ose ‘gjurmët e gjyshes’ në Mbretërinë e Bashkuar, në të cilat lojtarët përpiqen të arrijnë në vijën e finishit. 

Email-i i Këshillit të Qendrës Bedfordshire theksoi ndër të tjera: “Kohët e fundit ka pasur disa raporte shqetësuese në lidhje me fëmijët dhe të rinjtë që luajnë “Squid Game” gjatë shkollës. 

“Squid Game” po shihet gjithashtu përmes platformave të tjera si YouTube dhe TikTok, dhe duke pasur parasysh popullaritetin e lojërave në film, prodhuesit kanë bërë lojëra të ndryshme të bazuara në ‘Squid Game’ në ‘Roblox’ dhe platforma të tjera lojërash./ anabel

ObserverKult

TË MITURIT IMITOJNË LOJËN E SERIALIT “SQUID GAME”, ALARM NË SHKOLLA