Anibar nis edicionin e 14-të. Njoftimin për nisjen e këtij festivali e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në faqen e tyrë në Facebook, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
“Mbi 130 shfaqje filmash, 4 panele diskutimi, 5 punëtori të animacionit të udhëhequra nga ekspertë, 5 prezantime të shfaqjeve ikonike si South Park, programe të shumta speciale dhe netë muzikore”, thuhet në këtë postim.
Postimi i plotë i MKRS-së
Mbi 130 shfaqje filmash, 4 panele diskutimi, 5 punëtori të animacionit të udhëhequra nga ekspertë, 5 prezantime të shfaqjeve ikonike si South Park, programe të shumta speciale dhe netë muzikore, do të zhvillohen gjatë gjithë edicionit një javor të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit – Anibar.
Të pranishëm në hapje të festivalit ishin zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, zëvendësministrja e MPJD-së, Liza Gashi, deputetja, Adriana Matoshi, ambasadori i Francës, Olivier Guérot, ambasadori i Japonisë, Keisuke Yamanaka, përfaqësues tjerë të institucioneve dhe shoqërisë civile, artistë e artdashës.
ObserverKult
Lexo edhe:
RIKTHEHET FESTIVALI I FILMIT “ANIBAR”, JA KUR DO TË MBAHET
Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar “Anibar” ka shpalosur detajet e edicionit të sivjetmë.
Programi me 242 filma të animuar do të mbahet nga 23 deri më 30 korrik në qytetin e Pejës, ndërkaq transmetimi i tyre mund të ndjeket edhe në platformën në internet.
“Mos harroni të mbani syrin mbi njoftimin e temës së festivalit, jurisë, programeve speciale, prezantimeve dhe të gjitha aktiviteteve të tjera të ngjashme”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin paralajmërues të festivalit…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU