“Anibar” shpall fituesit e edicionit të sivjetëm

“Anibari” këtë vit për shkak të pandemisë është zhvendosur krejtësisht në hapësirën virtuale. Në këtë formë e ka mbajtur edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Ka shpërblyer me të mirët në pesë kategoritë garuese.

Gara ballkanike

Fitues i garës ballkanike është filmi i animua “All Those Sensations in my Belly” me regji të Marko Dješka

Mirënjohje e veçantë i është ndarë filmit “Arka” me regji të Natko Stipanicev

Gara ndërkombëtare

Fitues i garën ndërkombëtar është filmi i animuar “Acid Rain” me regji të Tomek Popakul

Mirënjohje e veçantë i është ndarë filmit “Just a Guy” me regji të Shoko Hara , filmit “Flesh” me regji të Camila Kater dhe filmit “Average Happiness” me regji të Maja Gehrig

Gara studentore

Fitues i garës studentore është filmi i animuar “Un diable dans la poche” me regji të ntoine Bonnet dhe Mathilde Loubes.

Mirënjohje e veçantë i është ndarë filmit “In Orbit” me regji të Luce Grosjean dhe filmit “Gravedad” me regjit të Ela Duca, transmeton ‘koha.net’.

Gara e video-muzikës së animuar

Fitues në garën për video-muzikën me të mirë të animuar është filmi “Kishi Bashi – Violin Tsunami” me regji të Julia McCoy, dhe Mike McCoy.

Mirënjohje e veçantë i është ndarë filmit “Christmas morning” me regji të Karni dhe Saul dhe filmit “The Turning Point” me regji të Steve Cutts

Kategoria e të Drejtave të Njeriut

Filmi fitues në kategorinë e të Drejtave të Njeriut është përzgjedhur filmi “Umbilical” me regji të Danski Tang.

Mirënjohje e veçantë i është ndarë filmit “Migrante” me regji të Ezequiel Dalinger dhe Daniel Iezzi

Edicioni i sivjetmë ishte një tribut për njerëzit që kanë shërbyer e vazhdojnë të shërbejnë gjatë pandemisë ka shërbyer si “letërnjoftim” për festivalin e mirënjohur të animacioneve. 165 filma janë shfaqur online në platformë dhe të njëjti janë të qasshëm deri më 30 gusht. Edicioni i 11-të i “Anibarit” këtë vit u është kushtuar atyre “heronjve” që shërojnë, mësojnë, krijojnë, shkruajnë, shërbejnë, ndihmojnë, ngushëllojnë dhe informojnë.