Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar
Në “Anibar” Përveç shfaqjes së 300 filmave, gjatë këtij edicioni do të vijnë punëtori masterklasa të ndryshme.
Ku pjesëmarrësit do të kenë mundës të mësojnë më shumë rreth animacionit nga profesionistë të fushës. Por dhe njëkohesisht të zgjerojnë dijet aktuale.
“Anibar” prezantoi disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë së filmit, animacionit dhe artit në përgjithesi.
Pjesëmarrësit e sivjetmë
Po fillojmë me Gary Schwartz, personalitet i nominuar nga Akademia për çmimin Oskar. Gary është kineast, regjisor, artist dhe profesor.
Ai në Anibar do të mbulojë punëtorinë “BARMATION”. E cila ka për qëllim krijimin e një promoje (video) të shkurtër të animuar për festivalin, duke përdorur teknika tradicionale e bashkëkohore të animacionit.
Njëra prej teknikave që do të përdorët është ajo e “stop-motion”, teknikë kjo që konsiderohet si njëra prej teknikave kryesore në fushën e animacionit.
“Thyerja e tabuve”
Në anën tjetër, Lori Malépart-Traversy është producente e filmit te animuar me prejardhje nga Kanadaja. Ajo në këtë edicion do të sjellë një prezantim mjaft interesant i cili fokusohet në aspektin gjinor.
Ku përmes veprave e nismave të ndryshme ajo synon të thyej tabutë. E sidomos të trajtojë fenomenin e kobshëm të ngacmimeve seksuale.
Pjesëmarrësit e këtij prezantimi do të kenë mundësi të njoftohen me botën e saj artistike. Që prej punëve të para e deri tek projektet e fundit.
Për të interesuarit e këtyre çështjeve dhe shumë fenomeneve tjera shoqërore, Lori do të përkujdeset për shtjellim të hollë. Por do të kujdeset që të transmetojë edhe pikëpremjet e fenomeneve shoqërore me animacionin.
Seriali i animuar “Bob’s Burger”
Sikurse edicionin e kaluar, edhe këtë edicion do ta kemi Brooke Keesling. Brooke është drejtoreshë e Departamentit të Zhvillimit të Animacionit në “Bento Box Entertainment”.
Ajo gjatë festivalit do të prezantoje rrugëtimin e saj në industrinë e animacionit. Veçanërisht do të flasë për punën e saj në seriale të animuara me famë botërore siç është “Bob’s Burger”. I cili tashmë tashmë ka arritur shtrirje në mbarë botën.
Pjesëmarrësit e këtij prezantimi do të kenë mundësi të mësojnë shumë gjera rreth jetës së saj profesionale. Por në të njëjtën kohë do të mund të njihen edhe me procesin e krijimit dhe zhvillimit të animacioneve sipas stilit të saj.
“Izolimi i skajshëm”
“Pjesëmarrja në Kosovë e figurave që kanë lënë e janë duke lënë nam në botën e animacionit, është nder dhe mundësi për dashamirët e artit, kulturës e sidomos për animatorët. Përse?
Mbase edhe tema e festivalit mund të përgjigjet: për shkak të IZOLIMIT të skajshëm. Pjesëmarrja e tyre është në vetvete goditje ndaj pamundësive, goditje ndaj izolimit”, pohojnë nga “Anibar”.
Për t’u informuar më shumë, mund të klikoni në ndiqni webfaqe “anibar.com” ose ndiqni rrjete sociale të Anibar. Festivali fillon nga data 23 dhe mbaron më datën 30 korrik. /Telegrafi/