Do t’i harrosh dot mëngjeset e bardha?
ku zgjoheshe akoma në errësirë
në shtrat kërkoje si i marrë
imazhin tim të ndiheshe mirë.
Do t’a harrosh si lindtte dita?
si ikte ashtu, pa kuptuar
as ditë, as net për ne s’kishte,
vetëm një jetë të dashuruar.
A do të ikin dot kujtimet?!
vishi edhe ngjyra të nxira, sterrë.
Ato prapë do të lëshojnë
aromën që ty, të deh përherë.
————————————————-
LEXO EDHE: “NGA VISE TË BUKURA SHPIRTI”, LIBRI I RI I ANILA TOTOS
Sapo ka dalë nga shtypi libri i dytë me poezi i poetes Anila Toto, titulluar ” Nga vise të bukura shpirti”. Në vazhdim gjeni parathënien e librit.
Nga Bardhyl Londo
Ka një poezi Anila Toto, kushtuar atit të saj të shtrenjtë, e cila fillon me vargun brilant “ti vije nga vise të bukura shpirti”.
Që kur e kam lexuar për herë të parë goditja ishte tamam si një vetëtimë që bie, ndriçon, shkëlqen dhe të tërheq vëmendjen sepse ajo shkarkohet në një qiell dhe horizont të pastër dhe të kaltër kur ti nuk e prisje fare. Sa herë më dalin përpara poezitë e kësaj autoreje më kujtohet menjëherë ky varg.
Dhe puna nuk është vetëm tek bukuria e këtij vargu,bukuri që mund ta shkaktojë vetëm një varg kaq origjinal, i ndjeshëm dhe njerëzor. Çështja është më e thellë: gjithë udhëtimi poetik i Anila Totos, duke
përfshirë edhe librin që po i paraqet sot lexuesit, nuk është gjë tjetër, veçse një udhëtim poetik në viset e bukura të shpirtit njerëzor, në zbulimin e këtyre viseve dhe në ftesën që i bën njeriut – lexues të udhëtojë vetëm në këto vise, të bëhet “ skllav “
i tyre, dhe “ rob “, në kuptimin e mirë të fjalës, i hapësirave të tyre, të bëhet udhëtar i përjetshëm i shtigjeve, rrugëve apo autostradave të tyre. Të ngjitë, shpatet, kodrat apo malet e tyre, të qajë dhe të qeshë si këto vise.
Është një thirrje e madhe humane që herë pas here shndërrohet në një klithmë të mprehtë, sapo poetja takon ligësitë, prapësitë, apo fallëqësirat me të cilat është mbushur kjo botë dhe kjo jetë.
Në këtë rast, ndonëse vjershat me këtë temë nuk janë të shumta në këtë libër. Zëri i poetes, shndërrohet në një klithmë dhe kushtrim të vërtetë në emër të humanizmit, në emër të drejtësisë shoqërore, në emër të së sotmes dhe të ardhmes të njeriut…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENi KËTU