Pardje fjalët i kafshova,
i kapërdiva në shpirt në terr,
Mendimet nudo i trazova në një gotë ven’…
Aty i mbyta të gjitha
E prapë me gllënjka i piva…
Dje fjalët sërish i kafshova…
S’fola…
Sot botës guxova t’i flas,
Po fjalët ishin shkrirë në lot e maraz.
Nesër,
me fjalët që nuk u thanë
Dehu … o jetë,
këtu e matanë!