Fluturoj hapësirash të kaltra, larg shumë larg! Miqësi jashtëtoksorësh kërkoj, Në gjuhë të panjohura Mes kodesh mistike të flas. Sot bie shi …sa shi! Aurën e dashurisë tënde Ia vesha shiut, të më mbrojë! Vrapoj e vrapoj, tokës i bie qark, Lartësive ngjitem, Me dritë yjesh nginjem, Poresh avulloj dashni…
Të dua, të urrej e prap të dua në marri! S’di a do mjaftojë kjo jetë, për t’ia kthyer, Gjithë sa yjve u marr për Ty! Hapsirash të blerta Fluturojmë tani.
Bashkë arratisemi mes jashtëtoksorësh! Sa shi bie, shi meteorësh… Dashnie!