Aniston: Kam provuar çdo gjë për të lindur fëmijë, nuk funksionoi…

aniston

Jennifer Aniston ka folur për të parën herë hapur për një çështje tejet personale të saj. Për vite me radhë, aktorja është përballur me pyetjen përse nuk ka bërë fëmijë dhe është përpjekur ta shmangë përgjigjen direkte.

Por tani, në moshën 53 vjeçare Aniston vendosi të ndajë me ndjekësit problemet me fertilitetin dhe rrugën e saj sfiduese me fekondimin in vitro.

Jennifer pohoi në një intervistë të re për Allure se kishte tentuar të krijonte familje disa vite më parë, por nuk ndodhi.

“Po përpiqesha të mbetesha shtatzënë. Ishte një rrugë sfiduese për mua”.Të gjitha vitet, vitet e spekulimeve… Ishte vërtet e vështirë.

Unë isha duke kaluar IVF, duke pirë çajra kinezë. Po bëja gjithçka mundja. Unë do të kisha dhënë çdo gjë nëse dikush do të më thoshte: ‘Ngri vezët. Bëji vetes një nder’. Ti thjesht nuk e mendon. Dhe ja ku jam sot. Ajo mundësi tashmë ka ikur, “ tha Aniston.

Ylli hollivudian tregoi se thashethemet e shtatzënisë nuk ishin gjithmonë ato që e shqetësonin më shumë. E cilësonin si ‘egoiste’ e përqendruar në karrierën.

“Thonin se arsyeja pse burri im më la, pse u ndamë, ishte sepse nuk do t’i jepja një fëmijë. Ishte gënjeshtër absolute”, tha Aniston./bordo

ObserverKult

Lexo edhe:

INTERESANTE: TRI ARTISTE SHQIPTARE GAROJNË PËR TË NJËJTIN ÇMIM NË MTV EUROPE MUSIC AWARDS