Ankesa nga komuniteti artistik, MKRS anulon gjithë procesin e blerjes së veprave të artit të artistëve vendor

Ministria e Kulturës

Ministria e Kuluturës, Rinisë dhe Sportit pas ankesave të shumta nga komuniteti artistik, ka anuluar procesin e blerjes së veprave të artit të artistëve vendor.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare në Facebook të kësaj ministrie.

“Për shkak të pakënaqësive të shumta nga komuniteti artistik në lidhje me përzgjedhjen e veprave të artit për blerje nga shteti, Ministria e Kulturës ka marrë vendim të anulojë tërë procesin”, thuhet ndër të tjera në postimin e kësaj ministrie.

Postimi i plotë i MKRS-së në Facebook

Për shkak të pakënaqësive të shumta nga komuniteti artistik në lidhje me përzgjedhjen e veprave të artit për blerje nga shteti, Ministria e Kulturës ka marrë vendim të anulojë tërë procesin.

Angazhimi ynë për të mbështetur dhe fuqizuar skenën e pavarur kulturore të Kosovës nuk do të ndalet. Mbesim të përkushtuar të zhvillojmë procese gjithëpërfshirëse në shërbim të komunitetit artistik.


Lexo edhe: MKRS VAZHDON PARTNERITETIN E SAJ ME BE-NË DHE UNDP-NË

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), së bashku me Instrumentin e BE-së (BE) që i kontribuon Stabilitetit dhe Paqes (IcSP), zyrën e BE-së në Kosovë dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, lansuan projektin: “Trashëgimia Kulturore si Drejtuese e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social”, financuar nga BE-ja.

Në komunikatën nga Ministria thuhet se ministri Hajrulla Çeku theksoi rëndësinë e një programi të tillë dhe ndër të tjera tha se trashëgimia jonë kulturore është universale, ajo i bashkon njerëzit, kontribuon në paqen e qëndrueshme dhe ringjalljen ekonomike.

“Qeveria jonë do të veprojë e vendosur në mbrojtjen e trashëgimisë si dhe do të kundërshtojë çdo përpjekje për të përdorur trashëgiminë si faktor përçarës midis komuniteteve. Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë, BE-së dhe UNDP-së për një program të hartuar me shumë mençuri që lidh trashëgiminë dhe kohezionin. Ne jemi veçanërisht të lumtur që programi respekton diversitetin kulturor të vendit tonë përmes restaurimit të xhamive, kishave ortodokse, kishave katolike, teqeve, kullave, shtëpive tradicionale, varrezave, muzeve dhe hapësirave publike”, ka thënë ai.

Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog me këtë rast foli për rëndësinë që ka ky projekt, qëllimin social dhe bashkimin e forcave që trashëgimia kulturore të shërbej për ofrim mes komuniteteve. Gjithashtu shprehu edhe një herë përkrahjen e vazhdueshme që BE do të bëjë në këtë drejtim, transmeton ‘rtklive’.

Projekti” Trashëgimia Kulturore si Drejtuese e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social” është financuar nga Instrumenti i Komisionit Evropian, Kontribues për Stabilitetin dhe Paqen (IcSP) dhe do të zbatohet në komuna të…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.

ObserverKult