Anna Oxa e Iljard Shaba, dy shqiptarët e Sanremos! Çfarë ndodhi në mbrëmjen e dueteve (Video/Foto)

Anna Oxa dhe violonçelisti Iljard Shaba, dy artistët shqiptarë rrëmbyen vëmendje në mbrëmjen e katërt të Sanremos. Mesazhe sensibilizuese për mëmësinë, kthimi i Carla Brunit në Ariston etj.Në vijim momentet më pikante të asaj që ndodhi në natën e katërt të Festivalit italian.

Në mbrëmjen e katërt, dedikuar dueteve Sanremo drejtoi reflektorët tek 28 këngëtarët në garë.I përfolur si fitues i mundshëm, e pritur me kritika pozitive për performancën e tij, Marco Mengoni u kualifikua si fitues i kësaj nate me “Let it be”, shoqëruar nga Kingdom Choir…

Një tjetër artist shqiptar, përzgjodhi Anna Oxa, për të kënduar duet “Un emozione da poco”, këngën me të cilën debutoi në Festival 45 vite më parë. Performanca e violonçelistit Iljard Shaba, e magjia vokale e këngëtares me origjinë shqiptare, ‘zgjuan’ publikun e Ariston.

Gjatë kësaj mbrëmje, iu bë një homazh special artistit Peppino di Capri, të cilit iu dorëzua çmimi “Citta di Sanremo” për karrierën. Në shenjë mirënjohje, 83-vjeçari, këndoi bashkë me publikun këngën e tij “Champagne”…

Protagonistja e mbrëmjes së katërt, në moderim dhe për monologun e saj për mëmësinë, ishte aktorja Chiara Francini. Në fjalën e shkruar të saj, nisur nga historia personale, përshkruhet vështirësia e të qenit grua në karrierë, ritmin e orës biologjike por edhe ndjesitë e fajit…

Kthimi i Carla Brunit në Sanremo ishte po ashtu një nga momentet që tërhoqën më shumë vëmendje. Atë në paskuinta, e priste bashkëshorti, Nicolas Sarcozy.

Mes mesazheve e performancave, nuk munguan as interpretimet rebele, si të grupi “Articoli 31” dhe Fedez.

Mbrëmje e mbartur me emocione, aq sa këngëtari Eros Ramazzoti në duetin e tij me Ultimo, harron fjalët e këngës. Mes duartrokitjeve u prit edhe performanca e dy këngëtareve të njohura, Giorgia dhe Elisa./shqiptarja.com

Video:

ObserverKult


Lexo edhe:

ANNA OXA I REAGON ASHPËR JURISË: ANALFABETË FUNKSIONALË…

Ishte Anna Oxa ajo që bëri hapjen e edicionit të 73-të të Festivalit të Sanremos. Kurioziteti rreth performancës së saj, por edhe për personin e saj, nuk ka bërë gjë tjetër veçse është rritur në këto ditë.

Fillimisht ishte vendimi për të mos dhënë intervista. Më pas mungesa e saj në tapetin e kuq. Mungesa në tapetin e kuq u shpjegua më pas në konferencën për shtyp. Arsyeja siç u shpjegua ishte se artistja nuk ishte mirë dhe se ndoshta kishte preferuar të shmangte të ftohtin.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult