Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore rikthen turneun artistik pas 30 vitesh

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore ka rikthyer turneun historik pas 30 vitesh mungesë.

Turneu ka zgjatur 5 ditë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Ky turne u organizua në kuadër të rijetëzimit, kujtesës e promovimit të trashëgimisë kulturore, për përcjelljen e vlerave më të mëdha artistike kombëtare që ruhen nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, transmeton ‘euronews.al’.

Aktiviteti nisi me qytetin e Prizrenit, Gjakovës, Gjilanit, Shkup dhe në përmbyllje në qytetin e Tetovës.

Turneu është organizuar nga drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela.


Lexo edhe:

ANSAMBLI POPULLOR, PAS 3 DEKADASH ME TURNE NË KOSOVË

Si një nga promotorët e trashëgimisë sonë ndër vite, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, rikthen pas 3 dekadash turnetë në qytetet e Kosovës dhe Maqedonisë.

“E quajmë këtë një turne historik, sepse Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore për një kohë shumë të gjatë nuk ka qenë prezent, në një mënyrë të tillë në qytetet e ndryshme të Kosovës. Ndërsa tashmë kanë konceptuar diçka të bukur. Diçka me vlerë që ka Ansambli ynë”, thotë Zana Çela, drejtore e TKOB.
Këngët e vallet më të bukura të traditës të të gjithë trevave tona. Do të interpretohen nga artistë të dy brezave për 5 ditë me radhë në 5 qytete.

“E veçanta e këtij koncerti është pjesëmarrja e artistëve të rinj. Duhet ta theksoj këtë fakt, sepse një pjesë e artistëve që i janë bashkëngjitur Ansamblit tonë. Vijnë edhe udhëtojnë për herë të parë në një aktivitet kaq të madh. Ata realisht do të prekin skenat e Kosovës, për herë të parë, dhe kjo është edhe një ngjarje e veçantë edhe për publikun kosovar”, thotë Sokol Marsi, drejtori artistik i Ansamblit.

“Atë çka ne do të dëshironim t’i paraqesim publikut në Kosovë, është që ne të jemi po ai ansambël që kemi qenë vite më përpara…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU