Me shumë aktivitete kulturore e sportive është mbyllur edicioni i 23-të i Manifestimit Kulturor e Sportiv “Flakadani i Karadakut 2024” në Viti, aktivitet ky i organizuar nga Komuna e Vitisë.
Juria profesionale e këtij festivali ka ndarë çmimet për shoqëritë dhe ansamblet, sikur edhe për orkestrën, kostumografinë, solistët, instrumentistët etj.
Vendi i parë i edicionit të sivjetmë, i takoi Ansamblit “Tirana” nga Tirana.
Ansambli i Tiranës me pjesëmarrjen e tyre të zjarrtë dhe pasionin që ndezën në skenë arritën të rrëmbejnë vëmendjen e publikut dhe të jurisë, duke u shpallur fitues të çmimit të parë.
Performanca e tyre ishte një mozaik i këngëve dhe valleve tradicionale shqiptare të cilat u interpretuan me mjeshtëri dhe autenticitet
Ndryshe, vendi i dytë i takoi AKV “Bajram Curri”, i treti AKV “Deçani”, ndërsa çmimi special i festivalit iu dha SHKA “Iliria”nga Gjermania.
ObserverKult
Lexo edhe:
ANSAMBLI I KËNGËVE DHE VALLEVE POPULLORE RIKTHEN TURNEUN ARTISTIK PAS 30 VITESH
Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore ka rikthyer turneun historik pas 30 vitesh mungesë.
Turneu ka zgjatur 5 ditë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Ky turne u organizua në kuadër të rijetëzimit, kujtesës e promovimit të trashëgimisë kulturore, për përcjelljen e vlerave më të mëdha artistike kombëtare. Vlera këto që ruhen nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore.
Aktiviteti nisi me qytetin e Prizrenit, Gjakovës, Gjilanit, Shkup dhe në përmbyllje në qytetin e Tetovës.
Turneu është organizuar nga drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ANSAMBLI POPULLOR, PAS 3 DEKADASH ME TURNE NË KOSOVË
Si një nga promotorët e trashëgimisë sonë ndër vite, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, rikthen pas 3 dekadash turnetë në qytetet e Kosovës dhe Maqedonisë.
“E quajmë këtë një turne historik, sepse Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore për një kohë shumë të gjatë nuk ka qenë prezent, në një mënyrë të tillë në qytetet e ndryshme të Kosovës.
Ndërsa tashmë kanë konceptuar diçka të bukur, diçka me vlerë që ka Ansambli ynë”. Kështu është shprehur Zana Çela, drejtore e TKOB.
E veçanta e këtij koncerti është pjesëmarrja e artistëve të rinj. Duhet ta theksoj këtë fakt
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult