Ansambli i Këngëve dhe Valleve burimore të shqiptarëve “Shota” për vite me radhë ruan vlera kulturore e kombëtare, si treguese e atdhedashurisë, raporton Gazeta Sinjali.
Së fundmi, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin shprehu kënaqësinë që performanca e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” gjatë Karnavalit të Kulturave 2024 në Berlin është vlerësuar me çmimin e nderit në kategorinë “Valle dhe Muzikë“ nga juria e karnavalit.
Pjesëmarrja e ansamblit “Shota” u organizua nga Organizata e Akademikëve dhe Studentëve Shqiptarë në Berlin – OASA dhe u mundësua nga mbështetja financiare e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.
Në manifestimin që u mbajt ditë më parë në Berlin, AKKV “Shota” e Kosovës dallohej për performancat e saj energjike dhe tradicionale, të cilat u pritën shumë mirë nga audienca. Pjesëmarrësit dhe organizatorët vlerësuan angazhimin dhe talentin e grupit, duke e konsideruar atë si një pasuri për festivalin që përfaqëson një mozaik kulturash dhe traditash nga e gjithë bota.
ObserverKult
Lexo edhe:
ART ME RËRË NË DURRËS/ 16 TË HUAJ NË GARË, ARTISTI NGA KOSOVA FITON ÇMIMIN E PARË