Antologjia “Magma”: 30 poete shqiptare prezentohen në gjuhën shqipe dhe angleze

ardita jatru ardiana shala prishtina alma braja Antologjia e poeteve shqiptare Magma

Këto ditë ka dalë nga shtypi Antologjia e poeteve shqiptare “Magma”, përpiluar dhe përkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB “Littera”, Prishtinë.

Tridhjetë poete nga gjithë hapësira shqiptare në “Magma”, përmes vargjeve të zgjedhura, flasin në gjuhën shqipe dhe angleze.

antologjia e poeteve shqiptare Magma

Do të gjeni aty poezi nga Alma Braja, Ardiana Shala Prishtina, Ardita Jatru, Arjola Zadrima, Blerina Rogova Gaxha, Dije Demiri Frangu, Drita Ademi, Donika Dabishevci, Edi Shukriu, Emine Maliqi, Enkeleda Ristani, Entela Kasi, Erenestina Gjergji Halili, Fakete Rexha, Flutur Mustafa, Herman Hera Çuka, Ilire Zajmi, Leonora Buçinca, Lindita Ahmeti, Manjola Brahaj Halili, Mimoza Ahmeti, Naime Beqiraj, Nora Prekazi, Nurie Emrullai, Puntorie Muça Ziba, Rita Filipi, Dije Lohaj, Vjollcë Berisha, Vlora Ademi dhe Vlora Konushevci.

Konsulentë në përzgjedhjen e autoreve ishin Dije Demiri Frangu, Halil Matoshi dhe Primo Shllaku, redaktor i versionit anglisht Robert Wilton, ndërsa i versionit shqip, Donika Dabishevci.

Librin nga kjo javë e gjeni në librari.

ObserverKult