Moderatorja Antoneta Koçi rrëfen se si i shpëtoi dhunimit te Parku i Liqenit

antoneta koçi

Antoneta Koçi me rrëfimin e saj, iu bashkua protestës për rastet e përdhunimeve. Moderatorja tregoi se ka shpëtuar nga një rast dhunimi.

Më ka ndodhur vjet dhe nuk kam dashur ta ndaj, tregoi ajo, ndërsa shtoi se i druhej paragjykimeve.

Sipas saj, njerëzit gjejnë gjithnjë arsye për të bërë me faj viktimën. Madje, një pjesë arrijnë të gjykojnë dhe vërtetësinë e asaj që po thua.

“Unë kam qenë te Liqeni Artificial në Tiranë. Pas palestrës do takohesha me dy mikesha të miat që ishin atje. Ato kishin menduar të lëviznin, për shkak të një problemi që kishin pasur dhe u gjenda vet te Parku i Liqenit. Duke menduar që kthimi pas nuk kishte më kuptim, thjesht vazhdova rrugën dhe mendova që do të kishte goxha njerëz sepse ka qenë pasdite vere. Në fakt po afronin orët e darkës, por nuk e mendova si problem sepse aty ku isha kishte goxha lëvizje,” – tregoi Antoneta për Euronews Albania.

Ajo tha se në mëndje i kishin kaluar shumë skenarë, por fatmirësisht kishte vrapuar dhe kishte mundur të shpëtonte.

“Në një moment e gjeta veten në një situatë ku mendova shumë lloj skenarësh dhe asnjëri prej tyre fatmirësisht nuk ndodhi. Arrita të vrapoja shumë shpejt dhe fatmirësisht më doli një çift përpara.

Në një moment fillova të dëgjoj disa hapa. Aty ku po kaloja, në një rrugicë, nuk kishte fare njerëz. Pastaj fillova të dëgjoj një person që po vraponte, po mu duk diçka e dyshimtë. Gjithsesi ai personi filloi të ulte shpejtësinë derisa filloi të ecte normalisht krah meje.

ObserverKult

Lexo edhe:

21 GRA SHQIPTARE “RRËFEJNË” HISTORITË E TYRE TRONDITËSE, JA ÇKA PËRJETUAN NË DIKTATURË