Antonio Banderas i bashkohet kastit të “Indiana Jones 5”

Kasta e filmit “Indiana Jones 5” pasurohet me një karakter të ri, ai që do të interpretohet nga Antonio Banderas. Aktori spanjoll bashkohet me Harrison Ford, i cili kthehet në rolin e arkeologut moskokëçarës dhe me Phoebe Waller-Bridge, Mads Mikkelsen, Boyd Holbrook, Shaunette Renée Wilson.

Regjia i është besuar James Mangold, i cili merr postin e Steven Spielberg, transmeton ‘a2news.com’.

Ky është filmi i parë në ekskluzivitetin e Indiana Jones nën siglën e Disney. Xhirimet tashmë kanë filluar në Londër, por dihet pak për komplotin dhe rolin që do të ketë Banderas. Filmi është planifikuar të dalë në treg më 29 korrik 2022.

LEXO EDHE: Aktori Harrison Ford plagoset gjatë xhirimeve të filmit ‘Indiana Jones 5’