Antropologia dhe albanologia e njohur amerikane, Janet Reineck, do të jetë mysafire e radhës e programit të ligjëratave dhe takimeve shkencore “Leksione albanologjike”
Instituti Albanologjik i Prishtinës, Dega e Etnologjisë, vazhdon organizimin e ligjëratave dhe takimeve shkencore “Leksione albanologjike”. Kësaj radhe ligjëruese do të jetë antropologia dhe albanologia e njohur amerikane, Janet Reineck.
Tema e ligjëratës së saj do të jetë: “Antropology and Activism: My Kosova Journey 1980s, 1990s, and Now”.
Ligjërata do të mbahet më 9 dhjetor nga ora 11:00 në Sallen e konferencave të Institutit Albanologjik në Prishtinë.
ObserverKult
Lexo edhe:
INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS ORGANIZON TRYEZËN SHKENCORE “VEPRA LETRARE E MARIN BARLETIT”