Anxhela Peristeri ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të Eurovisionit. Me anë të një shkrimi të bërë në ‘Instagram’, ajo iu bën të ditur fansave se nuk është mërzitur përkundrazi ndihet krenare. Më tej, këngëtarja falënderon të gjithë personat që e votuan dhe që harxhuan paratë e tyre.
Anxhela shkruan se ka marrë shumë mesazhe të cilat i thonin se e gjithë gjëja është çështje politike, ndaj nuk mundi që të klasifikohej dot më lart në renditje.