Anxhela Peristeri ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”- in e vjetshëm, të mbajtur në Rotterdam. Ajo këndoi këngën “Karma”, e cila arriti të kualifikohej në finale, duke u renditur kështu në vendin e 21. Kënga ishte me tekst të Olti Currit dhe kompozim të Kledi Bahitit.
Ndërkohë, këtë edicion të “Festivalit të Këngës”, si ish-fituese, këngëtarja i ka dhënë çmimin e parë Ronela Hajatit. Kjo e fundit ka për të na përfaqësuar në Torino në 2022 me këngën “Sekreti”. Përveç mbështetjes dhe vlerësimit që i dha në skenë, Anxhela Peristeri e ka uruar publikisht edhe në llogarinë e saj në ‘Instagram’.
Ajo ka publikuar disa foto të Ronelës, ku bashkangjitur me to, ka shkruar se fitorja është plotësisht e merituar.
Anxhela kishte diçka për të thënë menjëhërë pasi përfundoi festivali edhe për ata që kanë ironizuar fitoren e Ronelës duke vënë në pikëpyetje fitoren e saj.
“U ndjeva shumë e lumtur dje që i dorëzova kupën e Çmimit të Parë kësaj artisteje me shpirt të bukur! Jam e bindur që rrugëtimi i saj në Eurovision do të jetë magjik! Ishte një çmim më se i merituar dhe kam nje pyetje për të gjithë ata këngëtarët që sot kanë dalë me shpatë në dorë dhe shajnë festivalin dhe jurinë:-Kur fitoni ju nuk ka korrupsion nëpër festivale? (se më sa pashë janë të gjithë këngëtarë çmimesh por kta i kanë marrë me merite sigurisht)”- ka shkruar ajo./gazetashqip
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
NGA VAÇE ZELA TE RONELA HAJATI: KRAHASONI KËNGËT E FESTIVALIT, KU ISHIN E KU JANË (VIDEO)
Festivali i Këngës në RTSH është festivali më i madh për artistët shqiptarë, ëndërr për secilin prej tyre si dhe njëra nga ngjarjet kulmore artistike shqiptare.
Gjithçka nisi në vitin e largët 1962, duke shënuar fillimin e një udhe për këngën shqipe që vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Nismëtarët e këtij festivali ishin përgjegjësi i redaksisë së muzikës në Radio, Abdulla Grimci, dhe redaktori i po kësaj redaksie, Vath Cangu, në të njëjtën kohë autorë këngësh.
Festivali u zhvillua në skenën e Operas, që në atë kohë ndodhej në ndërtesën e Konservatorit të Tiranës. Festivalet e para quheshin vetëm “Festivali i Këngës në Radio” sepse akoma nuk kishte transmetim në…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult