Është hedhur shorti për këngët konkurruese në natën finale të “Eurovision”.
Këngëtarja nga Shqipëria, Anxhela Peristeri, e cila po garon me këngën “Karma”, ka arritur që të marrë biletën për finalen e madhe të “Eurovision”.
Faqja zyrtare e festivalit ka publikuar tabelën me renditjen e shteteve dhe Shqipëria do të performojë e dyta në mbrëmjen finale, transmeton ‘rtklive’.
Mbrëmja do të hapet me performancën e përfaqësueses së Qipros dhe mbyllet me San Marinon.
Një tjetër shqiptar që do të garojë në këtë festival është edhe Gjon’s Tears (Gjon Muharremaj), i cili performon i 11-ti me radhë.
Kujtojmë se nata finale e “Eurovision” sonte.