reklamë

Apolonia në stinën e saj më të bukur: Pranvera mbi qytetin antik (Foto)

Në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, pranvera duket sikur vjen gjithmonë pak më herët. Kodrat përreth mbulohen me lule të egra, ndërsa mes kolonave, mureve antike dhe rrënojave mijëravjeçare shpërthejnë ngjyrat që e bëjnë peizazhin të duket si një pikturë e Monet.

Në këtë periudhë të vitit, monumentet e qytetit të lashtë marrin një tjetër aromë. Kolonadat e dikurshme, oborret e manastirit dhe rrugicat e gurta rrethohen nga gjelbërimi dhe lulet e pranverës, që krijojnë një kontrast fantastik me gurët e lashtë të qytetit antik.

E themeluar rreth shekullit VI para erës sonë, Apolonia u bë një nga qytetet më të rëndësishme të Adriatikut. Ajo njihej për shkollat filozofike, jetën tregtare dhe pozicionin strategjik përgjatë rrugëve të lashta që lidhinin Mesdheun me Ballkanin.

Sot, Parku Arkeologjik i Apolonisë mbetet një nga destinacionet më të veçanta kulturore dhe turistike në Shqipëri. Në pranverë, kur natyra zgjohet dhe monumentet mbështillen nga ngjyrat e stinës, ky qytet antik të ofron një pamje vërtet mahnistëse.

Fotot tregojnë pikërisht këto momente idilike.

E ndërsa pranvera prek gurët e lashtësisë, Apolonia shndërrohet në një nga peizazhet më poetike të trashëgimisë shqiptare./atsh

ObserverKult


Lexo edhe:

Rrëfim i Mevlan Shanajt: Isha ndihmësmjek dhe ndërrova profesion, kur je 20 vjeç aq mend ke