Arbana: Asnjëherë nuk i kam festuar përvjetorët apo jubiletë, sepse nuk i dua…


Reshat Arbana, artisti që ka skalitur më shumë se 35 karaktere, si protagonist në kinematografinë shqiptare festoi dje datëlindjen e 80-të.
Angazhimi i tij në kinema dhe teatër nis në fillim vitet ’60, pasi kreu studimet e larta në degën e Aktrimit tek “Aleksandër Moisu” në Durrës.

“Asnjëherë nuk i kam festuar përvjetorët apo jubiletë, sepse nuk i dua. Më krijojnë emocione shumë të mëdha, por sonte po më duket krejt ndryshe. Për burrin qenka trimëri e madhe të bëhet 78 vjet, e të eci nga 80-ta, por na qenka edhe një mjerim i madh, kur mendon se ku do iki pas këtyre viteve që po kalojmë. Po ishallah në atë dynja, do shkojmë te ai vendi i mirë, jo te ai i keqi atje. Faleminderit shumë, ju jam shumë mirënjohës”, shprehej artisti i njohur para dy vitesh në datëlindjen e 78, mes miqsh edhe kolegësh të një jete./ ObserverKult