Arbana Osmani për Piramidën: E lumtur që po i rikthehet jeta…

Piramida e Tiranës është kthyer në një nga pikat më atraktive në kryeqytet, si për vendasit ashtu edhe për turistë të shumtë që zgjedhin ta vizitojnë atë.

Disa foto janë shpërndarë në Story, edhe nga moderatorja Arbana Osmani.

Ajo shkruan se është shumë e lumtur që po i rikthehet jeta vendit ku ajo ruan disa prej kujtimeve të saj më të bukura.

“Shumë e lumtur që po i rikthehet jeta një vendi ku ruaj disa prej kujtimeve më të bukura që kur isha fëmijë”, ka shkruar moderatorja.

Piramida është hapur për t’u kthyer në qendrën më të madhe rajonale në vend për inovacionin! Ajo është kthyer gjithashtu edhe në një stacion të turizmit në Tiranë, i atyre që duan të mësojnë historinë apo të shohin peizazhin përpara saj.

ObserverKult

ObserverKult


Lexo edhe:

PIRAMIDA E TIRANËS, NJË NGA 12 PROJEKTET MË TË MIRA ARKITEKTURORE NË BOTË PËR VITIN 2023

Piramida e Tiranës

Transformimi i Piramidës në Tiranë vlerësohet si një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë.

Revista e njohur në fushën e arkitekturës “Dezeen”, ka përfshirë edhe Piramidën.

“Studio MVRDV ka disa projekte për të përfunduar në vitin 2023. Por një nga më të pazakontat është riparimi i një piramide të viteve 1980 në Tiranë.

Ndërtesa e amortizuar, e njohur si Piramida e Tiranës, do të rihapet si një qendër rinore. Kjo përmban studio dhe klasa për të rinjtë shqiptarë.

Fillimisht u ndërtua në vitin 1988 si një muze kushtuar ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha,. Por u mbyll tre vjet më vonë pas rënies së komunizmit në vend”, thuhet në shkrim.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult