Ka ndërruar jetë poeti i njohur Arben Duka. Duka ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak. Abcnews.al mëson se ai u dërgua në spital mbrëmjen e djeshme nga familjarët pas problemeve shëndetësore dhe ndërroi jetë në spital.
Duka është autori i dhjetëra teksteve këngësh pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH-së.
Sëfundmi ai ishte angazhuar në shtypin e shkruar.
Kush ishte Arben Duka
Arben Duka lind në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë.
Është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar.
Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristik dhe satirikë në shumë të përditëshme dhe periodike.
Ka mbuluar për rreth shtatë vjet “Intervistat E Kaso Kosës” në gazetën “Intervista” duke qënë i spikatur dhe në prozë në këtë fushë. Por Arben Duka është më së shumti një poet lirik. Janë të shumta këngët hite në vite që mbajnë firmën e Arben Dukës, është e pamundur të shkruhet gjithë ajo listë e gjatë. Duka është autor i tekstit të Himnit të Policisë së Shtetit.
Disa nga titujt e librave të tij janë:
-1.Nektari i këngëve.
2.Njëmijë puthje
3.Ç’të bëj me fjalën?
4.Letra dashurie-në pesë libra të veçantë.
5.Unë isha një i vetëm
6.Intervistat e Kaso Kosës
7.Vetëm ty të kam
8.Gjiri i Virgjëreshë i botuar gjashtë herë.
9.Ç’ja thoshte bilbili-humor e satirë.
10.Pushtetarë dhe zagarë-humor dhe satirë
11.Grek o grek kokë goricë-satirë.
12.Rroj se nuk vdes dot
13.Labovë moj Labovë-poemë.
14.Kristale të thyer
15.Dashuria është abstrakte
16.Aromë vajze
17.Heroi i dashurisë
18.Fisnikëria e ka një emër-kushtim për I.Hasanbelliun.
19.Vipa dhe rripa-humor dhe satirë
20.Taksidarët e gjakut-satirë
21.Njeriu me bllok
22.Aliu dhe Saliu
23.Rebelohuni-satirë
24.Biri i shqiponjës-poemë për Heroin e Popullit-JAHO GJOLIKU 25.Sa doli Xhuvelëria, plasi sheshit kurvëria-në dy volume…etj, etj…
Po ashtu janë të shumta këngët hite në vite që mbajnë firmën e Arben Dukës, por është e pamundur të shkruhet gjithë ajo listë e gjatë. Duka është autor i tekstit të Hymnit të Policisë së Shtetit. Gjithë krijimtaria e tij ka ndikim pozitiv dhe frymëzues tek lexuesit, fansat dhe dashamirët e shumtë të poetit kudo ku jetojnë shqiptarët. Arben Duka është “Nderi i Qarkut Gjirokastër”, “Nderi i Odries”, “Nderi i Lunxherise”, “Nderi i veteraneve te luftes”.