Arben Zharku rizgjedhet anëtar i Bordit të Drejtorëve të European Film Promotion

Në mbledhjen e fundit të asamblesë gjenerale të European Film Promotion (EFP) të përbërë nga 37 shtete anëtare, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku është rizgjedhur anëtar i bordit të drejtorëve të kësajë organizate.

Krahas drejtorit të QKK-së anëtarë tjerë janë emëruar Eda Koppel, Shefe e Institutit të Filmit të Estonisë, Daniela Elstner, drejtoreshë Ekzekutive e UniFrance, Simone Baumann, drejtoreshë e Përgjithshëm e German Films. Markéta Santrochová drejtoreshë e Qendrës së Filmit të Çekisë, Stine Oppegaard menaxhere e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Institutin Norvegjez të Filmit si dhe Briony Hanson, drejtoreshë e Filmit në Këshilli Britanik.

“Është nderë që bashkë me kolegët tjerë Evropian të ndajmë përgjegjësi në promovimin sa më të mirë të kinematografisë evropiane dhe njëkohësisht të përfaqësojë interest e shumë vendeve nga po ky kontinent”, u shpreh Zharku në rastin e bërjes publike të zgjedhjes së bordit të ri të EFP-së, njofton Qendra Kinematografike e Kosovës.

EFP (European Film Promotion) është një rrjet ndërkombëtar unik agjencive dhe institucioneve kombëtare të promovimit të filmave nga e gjithë Evropa që përfaqësojnë filmat dhe talentin e tyre kombëtar jashtë vendit. Me flamurin e EFP-së, këto organizata anëtare vijnë së bashku për të promovuar diversitetin dhe frymën e kinemasë, talentin evropian në festivalet dhe tregjet kryesore filmike ndërkombëtare, e veçanërisht jashtë Evropës.

LEXO EDHE: Filmi “Në kërkim të Venerës” fiton çmimin special në Roterdam